E zgjodhëm për një darkë jashtë qytetit dhe ishte vendim shumë i mirë. Mishi i pjekur ishte i butë, me shije dhe erdhi në temperaturën e duhur. Ka hapësirë të bollshme si brenda, ashtu edhe jashtë. Na pritën me shumë edukatë dhe u kujdesën që fëmijët të ndiheshin rehat. U ulëm jashtë pranë gjelbërimit dhe tavolina ishte shumë e rehatshme.