E zgjodhëm për një darkë jashtë qytetit dhe ishte vendim shumë i mirë. Qengji në furrë ishte aq i butë sa ndahej lehtë me pirun. Ajri i freskët dhe qetësia e zonës janë një plus i madh. Shërbimi ishte i shpejtë edhe pse restoranti ishte pothuajse plot. Kjo ishte hera ime e 3 në këtë restorant.