E zgjodhëm për një darkë jashtë qytetit dhe ishte vendim shumë i mirë. Pjatat ishin të bollshme dhe prezantimi shumë i kujdesshëm. Pamja nga mali dhe gjelbërimi e bëjnë ambientin shumë të qetë. Shërbimi ishte i shpejtë edhe pse restoranti ishte pothuajse plot. Kjo ishte hera ime e 3 në këtë restorant.